Subscribe në Ora News këtu [ Ссылка ]
#oranews
Një krim i rëndë në familje tronditi kryeqytetin orët e para të mëngjesit të së hënës, 14 janar.
Në zonën e Unazës së Re dhëndri, 52 vjeçar vrau vjehrrin, vjehrrën me pistoletë dhe më pas qëlloi veten.
Sipas policisë viktimat janë identifikuar si Bujar Mata, 63 vjeç Xhevaire Mata, 52 vjeçe dhe dhëndri Majlind Lila 42 vjeç. dhe si shkak dyshohet se ka qenë divorci i autorit me bashkëshorten.
42-vjeçari kishte dy ditë që kishte ardhur nga Suedia dhe kishte një fëmijë. Ngjarja u shënua në banesën e viktimave në rrugën “Kristaq Mone” në zonën e Astirit.
Fajesimi- Ish-dhëndrri ka shkuar në shtëpinë e prindërve të ish-bashkëshortes për të sqaruar një konflikt familjar. Dyshohet se shkak i mosmarrëveshjeve ka qenë fakti se 52-vjeçari ishte ndarë me vajzën e viktimave Nevila Mata, 36 vjeçe, me të cilën vitet e fundit kishte bashkëjetuar në Suedi.
Autori i vrasjes dyshohet se ka fajësuar vjehrrin dhe vjehrrën për ndarjen nga nusja me të cilën kishte pasur konflikte e mosmarrëveshje të vazhdueshme për të cilat fajësonte prindërit e nuses. Në një nga këto raste, nevila mata e kishte denoncuar partnerin në polici për ushtrim dhune.
Nga informacionet e para mësohet se autori jetonte në Suedi me familjen e tij. Krimi dyshohet se ka ndodhur për shkak të konflikteve vazhdueshme të dhëndrit dhe prindërve të ish-bashkëshortes.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Ещё видео!