KORCE- Përshkallëzohet protesta e drejtuesve të mjeteve 8+1 në qarkun e Korçës. Në ditën e 5-të të saj, protestës i janë bashkangjitur edhe dhjetëra drejtues të mjeteve nga Erseka, të cilët janë solidarizuar me kërkesat e drejtuesve të Korçës. Ata protestojnë kundër informalitetit dhe vendimit për të mos i lejuar ata të marrin pasagjerë në kthim, pasi kjo situatë sipas drejtuesve po i çon ata drejt falimentimit.
Edhe në Elbasan Sindikata e Transporteve të shërbimit taksi 8+1 i ka dërguar një peticion Qeverisë duke kërkuar që të shfuqizohet brenda 3 ditësh vendimi që nuk lejon marrjen e pasagjerëve në kthim. Kjo sindikatë i ka kërkuar qeverisë që të luftojë gjithashtu konkurrencën e pandershme.
Shoferët kanë paralajmëruar grevë urie nëse kërkesat e tyre nuk gjejnë zgjidhje.
Ещё видео!