Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka zbuluar detaje të reja mbi aktivitetin kriminal të grupit të drejtuar nga Suel Çela. Sipas SPAK, Suel Çela ka qenë në krye të një grupi të strukturuar kriminal, i cili ka operuar në shumë nivele të paligjshmërisë, duke përfshirë vrasjet, trafikimin ndërkombëtar të drogës, pastrimin e parave, dhe korrupsionin e funksionarëve të rëndësishëm në sistemin e drejtësisë.
Në njoftimin zyrtar të SPAK zbardhen rolet e 21 të proceduarve, 18 prej tyre arrest në burg, avokatja e tij në arrest shtëpie dhe dy gazetarët: Artan Hoxha e Elton Qyno në detyrim paraqitje.
Gjithcka është zbuluar nga komunikimet e koduara në platformën SKY/ECC të anëtarëve të kësaj organizate. SPAK në njoftimin zyrtar ka zbërthyer dhe rolet e ish-gjyqtares Pajtime Fetahu dhe zyrtarit të policisë Dedan Gjoni. Ata ishin korruptuar nga anëtarët e organizatës, të cilët informoheshin për operacionet e policisë dhe të ndikonin në proceset gjyqësore ndaj tyre.
Gjithashtu thotë SPAK, ata ndikonin edhe në ashpërsimin e vendimeve të gjyqësorit për anëtarët e grupeve rivale në Elbasan. Organizata e porosiste lëndën narkotike nga grupe të strukturuara kriminale shqiptare të lidhur me organizatat vendase në Amerikën Latine.
Në bashkëpunim me strukturat e drejtësisë në vendet europiane, SPAK ka faktuar dy ngarkesa, e para me 930 kg kokainë nga Ekuadori në Europë në Dhjetor të 2020 dhe trafikimin e 466 kg, po kokainë, nga Ekuadori në Holandë, në Janar 2021.
Ещё видео!