I akuzuar si pjesëmarrës në vrasjen e të riut grek më 2 shkurt në Selanik, Roxhers Demirazi është dorëzuar në komisariatin e policisë Korçë. 19-vjeçari u shpall në kërkim nga autoritetet Helene, pasi ai, së ashku me 10 të rinj të tjerë nga Greqia e Shqipëria dhunuan Alkis Kampanos, ku ky I fundit humbi jetën. Grupi I të rinjve ishin ultras të një prej skuadrave greke të futbollit, e njohur për dhunën e shkaktuar ndaj tifozëve kundërshtarë.
Ka qenë i ati i 20-vjeçarit ai I cili e ka shoqëruar në komisariat e më pas u largua. Nuk dihet se si do të procedohet për esktradimin e tij pasi deri më tani nuk ka pasur asnjë marrëveshje. Demirazi u largua nga Selaniku një ditë pas krimit e tentoi të fshihej në Korçë. Autoritetet greke lëshuan një urdhër ndërkombëtar arresti ndaj tij.
Ai është I fundit person I lidhur me vrasjen e Kampanos, pasi 10 të tjerët janë arrestuar e dalë përpara gjykatës. Një tjetër shqiptar u akuzua si autor I vrasjes, por ai nuk e pranoi akuzën. Pas daljes para gjykatësve, u provua se personi që kreu krimin ishte një I ri grek.
Tashmë me arrestimin e Demirazit kompletohet numri I të dyshuarve, ku me ekstradimin e tij drejt Greqisë, do të bëhet dhe zbardhja e plotë e ngjarjes.
Pamje:AFP Photo By Google
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Roxhersi#Dorëzimi#TopChannel
Ещё видео!