Një 50 vjeçar është vrarë këtë të enjte në Librazhd. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Zdrajç, ku ka humbur jetën Idriz Byci, 50 vjeç, pasi është goditur me sopatë. Burime nga policia bëjnë të ditur se autor i ngjarjes së rëndë është Fiqiri Askurti 50 vjeç, i cili mësohet se pas krimit është larguar menjëherë nga vendngjarja.
Por që pa kaluar as një orë nga ngjarja e rëndë është bërë i mundur arrestimi i autorit. Ai është kapur në pyllin e fshatit Zdrajsh Katund.
Ещё видео!