Aleksandar Vuçic nuk e ka pritur mirë njoftimin e Kforit se nuk do të lejojë ngritje të barrikadave në veri të Kosovës. Për këtë arsye, presidenti serb paralajmëroi se dy apo tre ditët e ardhshme do t’i dërgojë një letër misionit të NATO-s në Kosovë, dhe nuk do të jetë një letër kortezie. “Qëllimi juaj duhet të jetë mbrojtja e popullatës serbe, ata janë minoritet. Pse po i ndihmoni shqiptarët që të shtypin këtë minoritet. Pse, së bashku me shqiptarët po keqtrajtoni serbët, a është detyra juaj apo jo që të ndihmoni serbët”, tha Vuçic në Beograd gjatë një takimi të partisë së tij në pushtet, Partisë Përparimtare Serbe. Dy ditë më parë, komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ferenc Kajári, tha për televizionin publik të Kosovës se situata në veri të vendit është e qetë dhe se forcat ndërkombëtare nuk do të lejojnë më vendosjen e barrikadave. Misioni madje e ka bërë të qartë gatishmërinë e tij për të ndërhyrë në rast se rrezikohet stabiliteti në Kosovë. Vuçic thotë se letrën do ta nisë pasi të zhvillojë bisedime me të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak. Presidenti serb shtoi se ai e interpreton ndryshe rolin e KFOR-it dhe NATO-s. Sipas tij, kriza nuk mund të të zgjidhet në këtë mënyrë, por vetëm përmes bisedimeve politike. Vuçic, po ashtu falënderoi ambasadorin e SHBA-së në Serbi, Christopher Hill, për deklaratat e bëra një ditë më parë, kur diplomati amerikan tha se në raundin e fundit të dialogut në Bruksel, Serbia kishte shkuar e përgatitur, ndërsa palët e tjera jo.
Pamje: AFP
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Vucic#KFOR#TopChannelNews
Ещё видео!