Pas betimit në Parlament në një seancë të posaçme plenare, Bajram Begaj mori zyrtarisht detyrën e Presidentit të Republikës përmes një ceremonie zyrtare në institucionin e Presidentit. Ai u prit nga Ilir Meta, i cili i dorëzoi detyrën e Presidentit Bajram Begajt.
Ky i fundit, gjatë fjalimit përpara të pranishmëve në këtë ceremoni shtetërore, falenderoi Ilir Metën për përmbushjen e detyrës, teksa këtë ditë e konsideron më të rëndësishmen e jetës së tij.
“Për mua sot është një ditë e veçantë. Padyshim është dita më e rëndësishme e jetës time. Jam përpara jush dhe ju drejtohem me nderin dhe privilegjin më të madh të një individi të zgjedhur në postin më të lartë të një shteti. Ky besim më ngarkon me përgjegjësinë më të madh ndaj qytetarëve të vendit tim. Sot u betova për besnikëri ndaj Kushtetutës e ligjeve të vendit, për të mbrojtur pavarësinë e Republikës së Shqipërisë. Do të jem shërbëtor i popullit tim, përfaqësues i unitetit tonë kombëtar. Do të jem kontribues dhe përkrahës i komunikimit dhe bashkëpunimit, i nismave dhe ideve që zhvillojnë e çojnë përpara shoqërinë tonë. Interesi ynë i përbashkët mbetet konsolidimi i institucioneve. Të vijojmë në rrugën e Reformës në Drejtësi, sepse ndërtimi i një sistemi gjyqësor të pavarur garanton luftë pa kompromis kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”.
Bajram Begaj u angazhua për të punuar bashkarisht për Shqipërinë dhe për konsolidimin e institucioneve.
“Interesi ynë i përbashkët mbetet konsolidimi i institucioneve. Inkurajoj çdo veprim për marrëdhënie të shëndosha mes institucioneve kushtetuese. Tek Shqipëria dhe shqiptarët, miqtë tanë do të gjejnë kurdoherë partnerin e tyre të besueshëm. Mbajtja e Konferencës së parë Ndërqeveritare me BE, arritje e madhe e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Vetëm fillimi i një kapitulli të ri, në të cilin do duhet të jemi të gjithë bashkë, krah për krah”.
Presidenti i ri foli edhe për një strategji të re për sigurinë kombëtare për të patur reagim të menjëhershëm, duke përmendur këtu agresionin rus ndaj Ukrainës.
“Angazhimi diplomatik në kuadër të KS të OKB-së për të dënuar agresionin rus, njëzëshmëria e klasës politike tregon se jemi bashkë për kauza të mëdha. Vëmendja ndaj çështjes së sigurisë kombëtare do të jetë gjithmonë e madhe në bashkëpunim të ngushtë me të gjithë aktorët e ngarkuar nga ligji. Të rishikojmë Strategjinë tonë të Sigurisë Kombëtare, për të patur një reagim të menjëhershëm. Të punojnë për parandalimin e elementëve që kërcënojnë sigurinë e vendit tonë. Vendi ka nevojë për politika e nisma të guximshme dhe efektive”.
Në përfundim të fjalës, Bajram Begaj përcolli Ilir Metën i cili mbylli sot mandatin e tij 5-vjeçar. Më pas, së bashku me bashkëshorten dhe dy fëmijët hynë në ambientet e Presidencës.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!