PESHKOPI-Reshjet e dëborës kanë mbuluar sot qytetin e Peshkopisë, duke bërë që ndeshja Korabi-Veleciku mund të mos luhet. Takimi është i vlefshëm për javën e 11-të të Kategorisë së Parë dhe është programuar të luhet në orën 13:30.
Sipas informacioneve të fundit, rreshjet e dëborës vazhdojnë ende duke e bërë terrenin e stadiumit jopraktik. Me shumë mundësi organizatorët së bashku me delegatët e FSHF-së do të diskutojnë që takimi të shtyhet në një datë tjetër.Nuk kanë munguar as videot e postuara në “Instagram” nga futbollistët e Korabit, të cilët kanë pasqyruar dëborën e dendur që ka mbuluar qytetin.
Ещё видео!