Ka shkuar në 3 numri i viktimave prej zjarrit të shkaktuar një ditë më parë brenda ambienteve të Spitalit Amerikan 1 në Tiranë. Lefter Canaj, 57 vjeçari nga Gjirokastra që i vuri zjarrin repartit të Hemodializës, ka ndërruar jetë sot.
Në vetëm 9 sekonda veprimet e Lefter Canajt 57 vjeçarit nga Gjirokastra kanë shkaktuar tragjedinë.
Lefter Canaj personi që shihet në video me kapele, pasi futet në pavion shkon në cepin e sallës hap një çantë nga aty nxjerr një bidon plastik një litër e gjysmë të mbushur me benzinë dhe afrohet tek shtrati i pacientit Dashamir Saraçi.
Pasi debatojnë me pak fjalë Saraçi çohet nga shtrati e përleshet fizikisht me Canaj por pa mundur ta ndal atë për të kryer krimin që shihni. E spërkat me benzinë dhe me cakmak i vë flakën.
Në sallën ndodhen 4 pacientë të ulur në shtrat ku trajtoheshin me hemodializën mes tyre dhe Lefter Canaj autori krimit si dhe infermieri i cili po ashtu ka mbetur i lënduar.
Dy zonjat që kanë gjetur vdekjen janë Anife Malaj dhe Sanie Sulaj zonjat që shihni në pamje teksa ishin duke u trajtuar me shërbimin e hemodializës. Flakët janë përhapur në vetëm pak sekonda kjo për shkak dhe të pajisjeve të ndodhura në pavion dhe dyshemesë plastike të sallës ku ndodheshin pacientët.
Canaj është mjaft i qetë në veprimin që kryen çka tregon një krim të paramenduar të tij por hetuesit nuk mundën të administrojnë versionin e Lefter Canajt pasi këtë të martë ai ndërroi jetë për shkak të plagëve të marra nga djegia.
Gjithçka ka ndodhur në pak sekonda në këtë pavion është filmuar nga kamerat e sigurisë të cilat sot janë provë për hetuesit për të zbardhur dinamikën e këtij krimi.
Ещё видео!