Policia e Kosovës njoftoi për një shpërthim në një objekt banimi, në ndërtim e sipër në komunën e Zubin Potokut në veriun e banuar me shumicë serbe. zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, pohoi se shkaku i shpërthimit që ndodhi rreth mesnatës nuk dihet ende dhe policia nuk ka të dhëna as për motivet e autorët e mundshëm të tij. Por kryetari i komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, tha në një postim në rrjetet sociale se ndërtesa ku ka ndodhur shpërthimi është pronë e ish kryetarit të kësaj komune, Stevan Vulloviç. “Dënoj me forcë sulmin e mbrëmshëm ndaj pronës së ish kryetarit të komunës së Zubin Potokut dhe apeloj te organet e rendit që sulmuesit t’i kapin dhe t’i vënë përpara drejtësisë”, shkroi Zeqiri duke theksuar se “sulmet e tilla kundër jetës dhe pronave të qytetarëve janë të papranueshme dhe nuk do të na ndalin në punën dhe angazhimet tona për rehati dhe rend dhe ligj”. Zeqiri pretendon se sulmi ndaj objektit të Vulloviqit ndodhi pasi ai ishte takuar me të në një kafene në Zubin Potok disa ditë më parë. Zubin Potoku është një nga katër komunat veriore të banuara me shumicë serbe, që aktualisht udhëhiqen nga kryetarët shqiptarë të dalë nga zgjedhjet e 23 prillit të vitit të kaluar, të cilat u bojkotuan nga partitë politike serbe. Dërgimi i kryetarëve në zyrat e tyre në fund të muajit maj të vitit të kaluar u kundërshtua ashpër nga grupe qytetarësh serbë të cilët u përplasen me policinë e Kosovës dhe forcat paqeruajtëse të NATO-s, duke plagosur mbi 90 pjesëtarë të KFOR-it.
Pamje: AFP
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#ZubinPotok#Kosove#TopChannelNews
Ещё видео!