Në një qëndrim të tyrin Shtetet e Bashkuara të Amerikës deklaruan se janë thellësisht të zhgënjyer me ato që i ka cilësuar veprime të njëanshme dhe të pakoordinuara të Qeverisë së Kosovës për mbylljen e degëve të Postës së Serbisë në veri të Kosovës. Ata theksojnë se kjo mund nxisë tensionet e panevojshme rajonale.
Reagim të ashpër pati edhe Brukseli, nëpërmjet zëdhënësit të Bashkimit Evropian, Peter Stano.
“Kjo është kundër dialogut, dhe një tjetër shembull i veprimeve të njëanshme e të pakoordinuara të administratës së Kurtit. Ky nuk është në fakt shtensionim, kjo çon në tensione të reja. Dhe kjo duhet të kuptohet mirë nga ata që marrin vendime në Prishtinë”, tha ai.
Në Mitrovicën e Veriut ishte ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, i cili mbrojti aksionin e policisë për mbylljen e 9 pikave të postës serbe duke deklaruar se institucionet e Kosovës kanë zbatuar ligjin, pasi ato operonin të palicencuara.
Sveçla gjithashtu doli edhe kundër ndërkombëtarëve sa i përket çështjes së hapjes së urës së Ibrit.
9 Pikat ilegale të Postës serbe u mbyllën në Mitrovicën e Veriut, Leposaviç, Zveçan dhe në Zubin Potok. Zv/drejtori i Policisë, Veton Elshani, thotë se mbyllja e tyre është bërë pa ndonjë problem dhe se situatë sipas tij në veri të Kosovës cilësohet e qetë.
Tv Klan
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!