Autoritetet kanë raportuar për disa shpërthime në perëndim dhe lindje të Ukrainës këtë mëngjes, ndërsa forcat ruse pretendojnë se kanë kontrollin e plotë të qytetit-port të Mariupolit, në jug të Ukrainës.
Pasi kanë dështuar të thyejnë rezistencën ukrainase në veri, ushtria ruse tani ka përqendruar ofensivën e saj në Donbas, në lindje të Ukrainës. Por, Moska po ashtu po kryen sulme ajrore edhe në pjesë të tjera të vendit, përfshirë edhe në kryeqytet, Kiev. Mëngjesin e së hënës janë dëgjuar disa shpërthime në Kiev. Po ashtu shpërthime janë dëgjuar në qytetin ukrainas të Lvivit, që besohet se janë shkaktuar nga sulmet me raketa. Lvivi dhe pjesa tjetër e Ukrainës perëndimore kanë qenë më pak të prekura nga luftimet krahasuar me pjesë të tjera të vendit, qëkur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.
Kryetari i Lvivit, Andriy Sadovyi, ka shkruar në Facebook se pesë raketa kanë goditur qytetin dhe se shërbimet e emergjencës kanë dalë në vendin e ngjarjes. Por, ai nuk ka dhënë më shumë detaje. Ndërkaq, guvernatori i këtij rajoni, Makysm Kozytskyi, tha se sipas “informacioneve paraprake”, të paktën katër raketa kanë goditur Lvivin. “Qëndroni në strehime”, porositi ai qytetarët e këtij rajoni përmes një postimi në Telegram.
Shpërthime janë raportuar edhe në rajonin jugor të Dipropetrovsk, por ende nuk ka informacione lidhur me viktimat apo dëmet e mundshme. Njoftimet për sulme në Lviv dhe Dipropetrovsk vijnë teksa Rusia ka vazhduar sulmet në lindje të Ukrainës. Kievi, në anën tjetër, është është zotuar se do të “luftoj deri në fund” në qytetin strategjik të Mariupolit. Teksa sulmet me raketa po vazhdojnë në pjesë të ndryshme të Ukrainës, presidenti Volodymyr Zelensky, ka akuzuar ushtarët rusë se po kryejnë tortura dhe rrëmbime në zonat që kanë nën kontroll.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Ukrainë#Bombardime#TopChannel
Ещё видео!