Kryeministri Edi Rama pas fitores së 25 Prillit, e cila i siguroi edhe mandatin e tretë qeverisës, ka shpërndarë një video në rrjetin social facebook, sipas të cilit premtoi se puna do të jetë kryefjala e katër viteve në vijim. Në videon e shpërndarë në facebook tregohet qartësisht vijimi i procesit të rindërtimit në Fushë Krujë.
“Dhe tani 3 herë më shumë punë, për t’ju kthyer sadopak borxhin e madh ku më futët të dielën e bukur të 25 prillit”- shkruan kreu i qeverisë.
Fushë Kruja është një nga zonat më të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, ku pritet të ndërtohen 15 pallate, 100 apartamente, 167 shtëpi dhe çerdhe, kopësht, shkollë dhe godina të shërbimeve të tjera administrative.
Më herët ministri i rindërtimit ka deklaruar se brenda pranverës të 2022 nuk do të ketë asnjë shenjë nga tërmetit shkatërrues që i shkaktoi Shqipërisë një dëm të madh ekonomik.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#EdiRama#FusheKruje#TopChannel
Ещё видео!