#oranews #shkollaneelbasan #iftohtineshkolla #elbasan #shkollaonufri #onufri
Temperaturat ekstreme që përfshinë vendin tonë, detyruan Ministrinë e Arsimit që të mbyllte të gjitha shkollat në vend për tre ditë me radhë.
Por pushimi nuk e zgjidhi problemin me të ftohtin.
Nxënësit e shkollës artistike “Onufri” në Elbasan thonë se mësimin e zhvillojnë në kushte të vështira pasi mungon ngrohja.
Ata shprehen se i ftohti nëpër klasa ndikon edhe në performancën e tyre.
"Ekstrem. Është shumë vështirë, duart tona janë akull në çdo moment dhe është shumë, shumë vështirë. Nuk kemi as ngrohje, asgjë. Ngrijnë duart, nuk mund të luash dot në violinë, ose instrumente të tjera."
Edhe profesorët e shkollës pohojnë se godina ka nevojë për investim e si rrjedhojë edhe për një sistem të mirëfilltë ngrohjeje.
Në Elbasan janë të paktën 8 shkolla që nuk kanë ngrohje 3 prej tyre gjimnaze dhe 5 shkolla nëntë-vjeçare.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow Televizionin Ora News
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram [ Ссылка ]
Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!