Kosova vijon të përballet më një numër të lartë të rasteve të reja dhe fataliteteve nga Covid-19. Vetëm gjatë 10 ditëve të fundit kanë humbur jetën 189 persona, 26 prej tyre vetëm këtë martë.
Ndërsa numri total i viktimave ka arritur në 2483, prej nisjes së pandemisë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë, gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 11 472 testime, prej nga rezultuan mbartës të virusit 1383 qytetarë.
Gjithashtu sipas raportit ditor janë shëruar 996 qytetarë të tjerë, ndërsa numri i rasteve aktive me Covid ka shkuar në mbi 26 mijë raste.
Situata paraqitet aspak pozitive edhe në spitale, ku vihet re një rritje e numrit të personave që po marrin trajtim të specializuar mjekësor. Sipas të dhënave zyrtare në spitalet Covid gjenden të shtruar 1284 pacientë, nga të cilët 1098 janë të konfirmuar me Covid, 44 prej tyre janë në terapi intensive.
Kosova është një nga shtetet që po përballet me situatën më të vështirë të pandemisë gjatë javëve të fundit, teksa mban vendin e parë në botë për numrin e jetëve të humbura në raport me popullsinë. Të dielën Kosova vendosi një rekord negativ sa i përket fataliteteve, teksa atje humbën jetën 36 persona si pasojë e Covid.
Tv Klan
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!