Prokurori i Vlorës, Maksim Sota është një nga “peshqit e mëdhenj” që goditi megaoperacioni “Shpirti” i organizuar nga SPAK, policia e shtetit dhe antimafja italiane.
Paradoksi i Maksim Sotës qëndron tek fakti se në vitin 2019 prokurori i prangosur sot nga SPAK, ka aplikuar të bëhej pjesë e Prokurorisë së Posaçme, kandidaturë prej të cilës hoqi dorë papritur në momentet e fundit.
Periudha kur Maksim Sota ka ushtruar detyrën në krye të prokurorisë së Vlorës, përkon me një kohë mjaft problematike përsa i përket kultivimit masiv të drogës në këtë qytet. Maksim Sota e ka marrë detyrën në vitin 2010 dhe ka qëndruar atje deri në 2019. Në këtë periudhë kanë qenë jo të pakta atentatet që tronditët vendin bregdetar.
Në korrik të vitit 2019 Maksim Sota, ka kryer intervistën për t’u bërë pjesë e Prokurorisë së Posaçme.
“Kam kërkuar gjithmonë të hetoj dosje të vështira dhe të përdor njohuritë e mia në ngritjen e akuzës. Kam mbajtur përgjithësi maksimale për dosjet që kam patur në hetim dhe të cilat kanë përfunduar në gjykatë me vendime të formës së prerë”, deklaronte më parë Sota.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#MaksimSota#SPAK#TopChannel
Ещё видео!