Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim sipas të cilit, ndërtimi i banesave nga bashkitë e vendit me qëllim strehimin e të pastrehëve do të jepet me konçesion. Referuar këtij vendimi tokat shtetërore do i kalojnë privatit, si zona për zhvillim urban me qëllim zbatimin e ligjit social për strehimin.
Njësitë e vetëqeverisjes vendore duhet të analizojnë paraprakisht dhe të bëjnë planifikimin e zonave që do të zhvillohen për strehim në territorin e tyre. Procedura konkurruese, sipas Vendimit të Këshillit të Ministrav, synon që trualli në pronësinë e bashkive të shkëmbehet me sipërfaqe ndërtimore sipas vlerës më të lartë të shkëmbimit, kur ndërtimi realizohet me financim të subjekteve private.
Ligji për strehimin social i miratuar në vitin 2018 parashikon se një nga mënyrat për të rritur fondin e banesave për strehim është përmes lidhjes së kontratave të partneritetit publik privat mes njësive të vetëqeverisjes vendore dhe kompanive private në zona të zhvilluara me qëllim strehimin.
Bashkitë gjithashtu duhet që të ngrejë një grup pune që do të kryejë studimin paraprak për hartimin e termave të referencës të projekteve për zhvillimin e zonës/ave me qëllim strehimin. Në përbërje të këtij grupi pune janë ekspertë nga strukturat e njësisë së vetëqeverisjes vendore që janë përgjegjëse për strehimin, buxhetin, urbanistikën, pronat.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#KëshilliiMinistrave#PPP#TopChannel
Ещё видео!