Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka vënë nën hetim dy punonjës të policisë kufitare, pasi dyshohet se i kanë marrë paratë një shtetasi pakistanez në kufi.
Nën hetim nga AMP janë 32-vjeçari Marjus Jaupaj dhe 22-vjeçari, Dritan Sulo, punonjës të policisë kufitare të Qafë Botës në Sarandë.
Marjus Jaupaj është ndaluar nga autoritetet dhe po hetohet nën masën e paraburgimit, ndërsa Dritan Sulo po hetohet në gjendje të lirë.
Jaupaj akuzohet për kryerjen e veprës penale të vjedhjes duke shpërdoruar detyrën ndërsa 22 vjeçari Dritan Sulo po hetohet në gjendje të lirë nën akuzën e korrupsionit.
Masat ndaj tyre u morën pas denoncimit të bërë nga një emigrant i parregullt pakistanez i cili u kap në territorin shqiptar.
Pakistanezi akuzoi dy efektivët se pasi e kishin ndaluar, gjatë kontrolleve për dokumentacion, që ai nuk e zotëronte i kishin marrë të gjitha paratë dhe sendet me vlerë që kishin me vete.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#TopChannel
Ещё видео!