Mijëra qytetarë janë bërë pjesë e pelegrinazhit në Malin e Shenjtë të Tomorrit. Këto janë radhët e automjteve që po shkojnë për pelegrinazh në këtë mal të shenjtë, i cili ndodhet 2416 metra mbi nivelin e detit.
Festa e Bektashinjve ka filluar që me datë 20 Gusht dhe do të vazhdojë deri më 25 Gusht, ndërsa sot është dita kulminante e këtij pelegrinazhi. Qindra besimtarë kanë ikur të premte për të bërë kurban dhe për të kaluar natën në malin e shenjtë.
Edhe pse jemi në një pikë kritike të pandemisë nga Covid-19, ku shifrat çdo ditë e po vijnë në rritje, besimtarët zgjodhën të bëheshin pjesë e kësaj feste.
Gjatë 5-ditëve të pelegrinazhit, në Teqenë e Kulmakut dhe pranë varrit të Abaz Aliut kryhen ritet fetare të festës, ku çdo pelegrin falet për shëndet, mirësi e paqe në familjet e tyre. Të gjithë besimtarët dhe pelegrinët që i bashkohen kësaj feste, bëjnë kurban një qengj për veten dhe familjen.
Në Teqenë e Kulmakut këtë vit numri i besimtarëve ka arritur në mbi 300 mijë, ndërsa shifra pritet që të rritet edhe më shumë në 3 ditët në vijim.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!