Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka vizituar këtë të shtunë Kishën e re Protestante në Kombinat. Ndërsa uroi Pashkën, Veliaj u shpreh i kënaqur që tashmë besimtarët kanë një hapësirë dinjitoze për t’u mbledhur.
“Sot hapet një kishë e re, që do të thotë se një qytet i mirë ka vend për të gjithë, ka zemër për të gjithë, ka hapësira për të gjithë. Tani që kemi ndërtesën, sigurisht bëhet pak më e lehtë të shërbesh në një komunitet të jashtëzakonshëm, sidomos këtu në mes Kombinatit dhe Vaqarrit.”
Pastori Ergest Biti shprehu mirënjohje për lehtësirat e krijuara nga bashkia për ndërtimin e kishës.“I jemi vërtet mirënjohës për gjithë ndihmën që na ka dhënë në lehtësimin e procedurave të lejes së ndërtimit. Sot e kemi përfunduar ndërtesën dhe është Pashka e parë që, si komunitet, mblidhemi për të festuar këtu”.
Në shenjë simbolike për një fillim të ri, pranë kishës u mboll edhe një pemë.
“Ne e kemi një traditë që, në çdo vend të ri, për çdo fillim të ri, të mbjellim një pemë, sidomos një ulli, si simbol i Pashkës, i besimit.“
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!