Një linjë e posaçme komunikimi, e krijuar midis ushtrive të Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë në fillim të luftës së Moskës kundër Ukrainës, është përdorur vetëm një herë deri më tani, tha një zyrtar amerikan për agjencinë e lajmeve Reuters.
Zyrtari, i cili foli në kushte anonimiteti, tha se Shtetet e Bashkuara bënë një telefonatë përmes linjës së posaçme, e njohur si “linja e shmangies së konfliktit", për të komunikuar shqetësimet e tyre në lidhje me operacionet ushtarake ruse pranë infrastrukturës kritike të Ukrainës. Reuters është agjencia e parë e lajmeve që raporton për përdorimin e kësaj linje të posaçme komunikimi, përveç përdorimit të saj gjatë provave. Pak detaje dihen rreth incidentit, që çoi në përdorimin e linjës së posaçme të komunikimit, e cila lidh Komandën Evropiane të Ushtrisë Amerikane dhe Qendrën e Menaxhimit të Mbrojtjes Kombëtare të Rusisë. Zyrtari nuk pranoi të jepte hollësi, por tha se linja nuk ishte përdorur në rastin kur një raketë goditi aksidentalisht Poloninë, vend anëtar i NATO-s, më 15 nëntor, duke vrarë dy persona. Shpërthimi në Poloni ka të ngjarë të jetë shkaktuar nga një raketë e mbrojtjes ajrore ukrainase, por Rusia ishte përfundimisht përgjegjëse, sepse ajo filloi luftën në fund të shkurtit, thanë zyrtarët e NATO-s. Ndonëse zyrtari amerikan nuk pranoi të specifikonte se cili veprim rus ngriti alarmin për Shtetet e Bashkuara, ka patur disa incidente të rënda për të cilat është folur publikisht, duke përfshirë sulmet ruse ndaj infrastrukturës kritike të Ukrainës. Këto përfshijnë operacionet ruse rreth centralit bërthamor të Ukrainës në Zaporizhzhia, më i madhi në Evropë, i cili kontrollohet nga forcat ruse. Ukraina ka shprehur gjithashtu shqetësimin se Rusia mund të hedhë në erë digën Nova Kakhovka, më madhja në Ukrainën jugore. Komunikimet SHBA-Rusi kanë qenë në qendër të vëmendjes, që nga fillimi i sulmit rus ndaj Ukrainës, duke patur parasysh rrezikun e madh që gabimet e njërës palë, mund të çojnë në një konflikt të drejtpërdrejtë midis dy vendeve zotëruese të armëve bërthamore.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Rusia#Alarmi
Ещё видео!