#rrezedielli #reportTV
Embëlsirë e shpejtë pa pjekje
300 gr biskota
200 gr gjalpë
100 gr arra
100 gr fruta të thata sipas dëshirës
100 gr sheqer pluhur
50 ml pije e gazuar portokall
1 - 2 banane
Çokokrem
Në një enë vendosim biskotat pasi i kemi bluar, gjalpin e temperaturës së ambjentit, arra të grira, fruta të thata dhe sheqerin pluhur. I trazojmë të gjithë përbërësit dhe më pas shtojmë rreth 50 ml pije të gazuar me shije portokalli, pasi brumi nuk duhet të zbutet shumë. Masën e përftuar e hapim mbi një qesë kuzhine, mbi të vendosim pak çokokrem dhe banane të prerë në feta. E mbështjellim role dhe e vendosim në frigorifer vetëm 10 minuta. Më pas e dekorojmë me çokollatë të shkrirë dhe arra.
Ещё видео!