Tri orë pasi IKMT ka vazhduar aksionin për prishjen e objekteve në zonën e Orikumit nisi dhe përplasja me pronarët. Ata thonë se ky aksion është selektiv dhe se nuk kanë dijeni për projektin që prek pronat e tyre.
Ne mes tyre ka patur dhe fëmijë, ndërkohë që policia ka qëndruar në distancë, por në gatishmëri për të qetësuar situatën. Në listë për t’u shembur janë rreth 60 objekte dhe ky aksion ka për qëllim lirimin e hapësirave për zbatimin e projektit të bregdetit. Ndërtimet që do të rrëzohen janë kryesisht biznese në plazh.
/ABC News Albania 24/7
Ещё видео!