Çmimi i energjisë elektrike në tregun e lirë është trefishuar sidomos në harkun kohor të tre mujorit të fundit të vitit. Tarifa e tetorit është një rekord i ri sa i takon çmimeve të energjisë në vend kur kompanitë publike dhanë alarmin se nuk ishte më çështje shtrenjtimi por mungese energjie në treg.
Si pasojë e mungesës së energjisë në treg, kompania publike e shpërndarjes ka ulur sasinë e energjisë që po siguron në treg për plotësimin e konsumit në vend duke bazuar një pjesë të mirë të tij tek energjia që merr nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare dhe prodhuesit me përparësi të energjisë.
Në dhjetor janë zhvilluar vetëm dy procedura ku në njërën fondi për blerjen ka arritur 8 milionë euro dhe në tjetrën pak më shumë se 1.5 milionë euro. Vlera totale e importeve të energjisë përgjatë gjithë vitit arriti në 223 milionë euro ku importet më të larta rezultojnë në tetor dhe nëntor.
Aktualisht vendi është nën emergjencën e furnizimit me energji elektrike, gjendje që mbetet në fuqi deri në 15 prill të vitit të ardhshëm. Vendimi i qeverisë që shpalli këtë gjendje vendosi edhe një sërë kushtesh të tjera për kompanitë e energjisë në vend.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Probleme#Energjia#TopChannel
Ещё видео!