Një tjetër variant i ri Covid-19 i shfaqur për herë të parë në Afrikën e Jugut ka filluar të shqetësojë shkencëtarët, për shkak të aftësisë për t’u përhapur me shpejtësi.
Shkencëtarët nga Instituti Kombëtar për Sëmundjet ngjitëse (NICD) në Johanesburg kanë ngritur alarmin mbi një variant të ri të mundshëm të interesit të quajtur C.1.2.
Që nga zbulimi i tij fillestar në maj 2021, shkencëtarët kanë zbuluar variantin C.1.2 në shtatë vende të tjera, përfshirë Zelandën e Re, Britaninë e Madhe dhe Kinën.
Autorët e studimit vërejnë se C.1.2 përmban shumë proteina të ngjashme me variantet Alpha, Beta, Delta dhe Gamma të SARS-CoV-2. Studiuesit thonë se këto mutacione e bëjnë më të lehtë që virusi të hyjë në qelizat e synuara, t’i rezistojë trajtimeve dhe vaksinave aktuale dhe të kalojë nga një person tek tjetri.
“Shkencëtarët janë të shqetësuar për variantin, për shkak të asaj se sa shpejt ai ka pësuar mutacion. Ai gjithashtu përmban shumë mutacione që janë shoqëruar me rritjen e transmetueshmërisë dhe një aftësi të shtuar për të shmangur antitrupat në variante të tjera”.
Studiuesit raportuan se rastet e variantit janë rritur muajt e fundit me një ritëm të ngjashëm me variantet Beta dhe Delta, të cilat aktualisht mbizotëruese pasi filluan të përhapen në Afrikën e Jugut.
Source:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Varianti#Afrikan#TopChannel
Ещё видео!