Izraeli ka mbrojtur luftën e tij kundër Hamasit në Rripin e Gazës, në një seancë të pazakontë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë. Ishte Afrika e Jugut ajo që dërgoi çështjen në gjykanët ndërkombëtare, duke ngritur akuza për gjenocid ndaj Izraelit.
Avokatët afrikano-jugorë kanë kërkuar ndalimin e menjëhershëm të operacioneve ushtarake të forcave izraelite në Rripin e Gazës, ku jetojnë rreth 2.3 milionë palestinezë.
Nga ana tjetër, përfaqësuesit e izraelit janë mbrojtur duke hedhur poshtë akuzat se po kryejnë gjenocid në Gaza dhe duke theksuar se janë përfshirë në një luftë të cilën as nuk e kanë kërkuar dhe as nuk e kanë shkaktuar.
Ata kanë sjellë në vëmendje krimet e shkaktuara mëngjesin e 7 tetorit në disa qytete izraelite, nga militantët e Hamasit, duke paraqitur video dhe audio mbi ato që ndodhën në sulmin e befasishëm të grupit ekstremist palestinez.
“Ata torturuan fëmijët para prindërve, dhe prindërit para fëmijëve, dogjën njerëz, duke përfshirë foshnje të gjalla, përdhunuan dhe gjymtuan sistematikisht shumë gra, burra dhe fëmijë,” tha avokati i Izraelit.
Pala izraelite i quajti akuzat e Afrikës së Jugut si keqdashëse dhe të ngritura mbi bazën e shpifjeve, teksa theksoi sërish se operacionet ushtarake në Rripin e Gazës kanë për qëllim vetmbrojtjen dhe jo gjenocidin ndaj palestinezëve.
Vlen të theksohet se jashtë gjykatës nuk munguan protestat nga të dy kampet, hebrejtë dhe mbështetësit e palestinezëve, të cilët shpalosën edhe mesazhet përkatëse. Shqyrtimi i kërkesës së Afrikës së Jugut për të ndalur ofensivën izraelite në Gaza mund të zgjasë disa javë, teksa çështja e plotë pritet të zgjasë deri në disa vite gjykim.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Hagë#Izrael
Ещё видео!