Pas kryeministres serbe, edhe presidenti Aleksandër Vuçic ka reaguar ashpër në lidhje me deklaratën e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, i cili tha të shtunën se do të votonte pro bashkimit me Shqipërinë në një referendum paqësor e demokratik.
“Unë as që kam reaguar. Pritëm një ditë dhe më pas reagoi Ana (Bërnabic)… Këtu nuk bëhet fjalë për një ambasador, por për të ashtuquajturin kryeministër që kërcënon me bashkimin me Shqipërinë”, tha Vuçic.
Ai pyeti se çfarë do të kishte ndodhur sikur ai të kishte thënë diçka të ngjashme, duke përmendur reagimin që sipas tij do ta bënte komuniteti ndërkombëtar.
“Pyes veten nëse të më varnin në Ëashington apo në Bruksel?”, tha Vuçic me ironi.
Presidenti serb ka sulmuar edhe Brukselin dhe përfaqësuesen e Kosovës në PE që nuk ka reaguar në lidhje me deklaratat Kurtit
“Edhe pse është e ngarkuar për Kosovën, asaj nuk i ka shkuar ndërmend t’i kritikojë shqiptarët sepse hegjemoninë shqiptaromadhe është e zakonshme për ta… Ky është vetëm fillimi, ne do të kemi edhe shumë probleme…, ka thënë Vuçic.
Pamje : AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Vucic#Serbi#TopChannel
Ещё видео!