Kievi ka hedhur poshtë pretendimin e rusisë se qindra ushtarë ukrainas janë vrarë në një sulm në kramatorsk. Zyrtarët ukrainas hodhën poshtë pretendimet e moskës sipas të cilave një numër i madh ushtarësh të Kievit janë vrarë në një sulm rus, javën e kaluar në Kramatorsk, në lindje të Ukrainës. “Ky është një mashtrim”, tha një zëdhënës i ushtrisë ukrainase. Një ekip i CNN në terren thotë se nuk ka parë prova për viktima masive në zonë. Nuk ka aktivitet të pazakontë në dhe përreth kramatorskut – raportoi ekipi. Po ashtu, edhe një gazetar i agjencisë së lajmeve Reuters raportoi se nuk ka shenja të një sulmi domethënës rus në dy konvikte ku rusia pretendon se ishin vendosur qindra ushtarë ukrainas. “Nuk ka asnjë shenjë të dukshme se atje qëndronin ushtarë dhe nuk ka as shenja trupash apo gjurmë gjaku”, thuhej në raportin e Reuters.
Më herët rusia pretendoi se më shumë se 600 ushtarë ukrainas ishin vrarë në një sulm rus në Kramatorsk, sulm ky i kryer në shenjë hakmarrjeje ndaj sulmit ukrainas në Makiivkan e pushtuar nga rusia, javën e kaluar, sipas një deklarate të ministrisë ruse të mbrojtjes. Sulmi në Makiivka ndodhi pak pas mesnatës, në ditën e parë të vitit të ri, duke marrë në shënjestër një shkollë në të cilën ishin vendosur rekrutët e rinj rusë. Vetë moska pranoi se rreth 89 ushtarë rusë ishin vrarë, një pohim i rrallë ky, duke fajësuar përdorimin e telefonave celularë që sipas saj i ka mundësuar ukrainës gjurmimin dhe përcaktimin e koordinatave. Ndërkohë ushtria ukrainase raportoi shifra më të larta duke pretenduar se rreth 400 ushtarë rusë ishin vrarë në sulm.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Rusia#Sulmi
Ещё видео!