Tre persona, mes tyre një doganier, janë vënë në pranga këtë të martë në pikën e kalimit kufitar të kapshticës për kalim të mallrave kontrabandë.
Policia njofton se gjatë operacionit sekuestroi një sasi të konsiderueshme karburanti, vaj për automjete dhe vaj ushqimor, medikamente mjekësore, prodhime letre dhe pleh kimik.
Në pranga ka rënë Klodjan Palloj, me detyrë doganier në këtë pikë kufitare dhe Fatmir Avdyli e Xhemal Halili, shoferi dhe faturinoja i autobusi të linjës Greqi-Shqipëri, të cilët i kishin fshehur mallrat për të cilat paguhen doganë në mjetin e tyre.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se doganieri ka shpërdoruar detyrën duke mos kryer procedurat për zhdoganimin e këtyre mallrave.
Tre të arrestuarit akuzohen për veprat "Kontrabanda me mallra të ndaluara ose të kufizuara", "Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës", "Kontrabanda me mallra të tjera" dhe "Shpërdorimi i detyrës".
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Kapshticë#Kontrabanda#TopChannel
Ещё видео!