#BSH #inflacion
Banka e Shqipërisë dhe BERZH parashikojnë se ekonomia shqiptare do vijojë të rritet përgjatë vitit 2023, pavarësisht ndikimit të tejzgjatur që po jep konflikti në Ukrainë. Inflacioni do jetë në trajektore rënëse.
Gent Sejko: Subvencionimi i çmimit të shitjes me pakicë të energjisë elektrike për familjet dhe zbatimi i paketave sociale ndihmuan në zbutjen e ndikimit të goditjes në shtresat më të brishta të shoqërisë shqiptare. Projeksionet tona sugjerojnë se inflacioni do të vijojë trajektoren rënëse gjatë vitit 2023 dhe do të kthehet në objektiv brenda gjysmës së parë të vitit 2024.
Christoph Denk, drejtor i politikave të BERZH: Pritet që Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor të vijojnë rritjen falë politikave të ndërmarra dhe stabilitetit të ekonomisë që do mbështesë qëndrueshmërin e rajonit.
Guvernatori Sejko në komentet e tij tha se reduktimi i deficitit buxhetor, i shfaqur në formën e frenimit të investimeve publike, ka ndihmuar në kontrollin e presioneve inflacioniste dhe ka rritur hapësirat e reagimit të politikës fiskale në të ardhmen.
Gent Sejko: Sektori privat shqiptar ka vijuar të shënojë rritje të konsumit dhe të investimeve, duke gjeneruar në të njëjtën kohë rritje të punësimit e të pagave, rritje të produktivitetit dhe bilance të shëndosha financiare. Stabiliteti afatmesëm dhe afatgjatë i çmimeve ka qenë dhe mbetet objektivi prioritar i punës së Bankës së Shqipërisë.
Për BERZH, fokusi duhet të jetë edhe tek zbatimi i reformave siç është formalizimi i ekonomisë. Sektori i energjisë ishte po ashtu në vëmendje të BERZH, sipas të cilit është e rëndësishme të shkohet drejt burimeve alternative.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!