Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan dhe ai rus, Vladimir Putin, është paralajmëruar se do të takohen sot në Astana të Kazakistanit ku të dy ata do të jenë të pranishëm. Moska pret që presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, të ofrojë zyrtarisht që të bëhet ndërmjetësues në negociatat mes Rusisë dhe Ukrainës, dhe kjo është konfirmuar edhe nga vetë kremlini.
Turqia mund të hedhë ide për paqen në Ukrainë dhe Erdogan ndoshta do të propozojë diçka zyrtarisht gjatë bisedimeve me Putinin, u tha Yuri Ushakov gazetarëve në Moskë. Ai tha se nuk përjashton mundësinë që Erdogan "do ta prekë në mënyrë aktive këtë temë" gjatë takimit të Putinit me Erdoganin.
Nëse ndodhin këto bisedime, ato ka shumë gjasa të mbahen ose në Stamboll ose në Ankara, shtoi ai. Turqia, që ka qëndruar neutrale përgjatë konfliktit në Ukrainë, ka raporte të mira me Rusinë dhe Ukrainën. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se nuk do të zhvillojë bisedime me Putinin. I pyetur për pozicionin e Zelenskyt, Ushakov tha: "Unë do të doja t'i them atij: kurrë mos thuaj kurrë". Turqia, që është anëtare e NATO-s, nuk u është bashkuar sanksioneve që Perëndimi ka vendosur ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës, që ka nisur më 24 shkurt.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Erdogan#Putin
Ещё видео!