Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka vënë në lëvizje skenën politike në Kosovë dhe Serbi pasi ka njoftuar se hartuar një Draft për Asociacionin, të cilin e ka dërguar në Paris dhe Berlin tek Macron e Scholz.
Por fakti që ky draft nuk i është dërguar kryeministrit Albin Kurti është pritur me skepticizëm në Prishtinë.
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari- Lila deklaroi sot se : Draft statuti i Ramës para se të shkojë në Francë e Gjermani duhet të jetë i Kosovës.
“Përtej asaj se një iniciativë ndoshta me qëllim të mirë, por që mund të shkoj keq, është një thënie e vjetër që thotë se ‘rruga për në ferr është e ndërtuar me qëllime të mira. Prandaj nuk e shoh jashtë këtij konteksti as këtë propozim”, deklaroi Kusari Lila, derisa tregoi se nuk e kanë parë draft-statutin e Asociacionit.
Nga ana tjetwr, ish ministrja e jashtme Meliza Haradinaj, e cila thotw se "agjentët" e idesë së shkëmbimit të territoreve janë vënë në lëvizje për jetësimin e Asociacionit me kompetenca ekzekutive.
Të mos gabohemi. Qëllimi mbetet i njejtë: ndarja e Kosovës!, shkruan ajo nw njw postim nw Twiter.
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka reaguar duke thënë kompetente për propozimin e statutit dhe menaxhimin e raporteve me ndërkomëbtarët është Qeveria e Kosovës dhe asnjë Qeveri e ndonjë vendi tjetër.
Por nënkryetari i Kuvendit të Kosovës dhe deputeti i PDK, Enver Hoxhaj, ka deklaurar se përpjekja e kryeministrit shqiptar sipas tij ka për qëllim të ndihmojë Kosovën.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Kosove#TopChannel
Ещё видео!