#oranews #liqenifierzes #fierza
Liqeni i Fierzës ka rënë në 17 metra larg pikës së “vdekjes”, në nivelin e pesë viteve më parë kur Shqipëria u përball me krizën e rëndë energjitike. Nëse prurjet në kaskadë mbeten të njëjta na presin ditë të këqija.
Rrënojat e Kukësit të vjetër kanë dale mbi liqenin e Fierzës. Për herë të fundit u panë në vitin 2017 kur Shqipëria u përball me një krizë të fortë energjetike për mungesë të prodhimit.
Disa godina dhe trupi i urës së Kullës së Lumës që dikur lidhte rrugën e vjetër Kukës- Prizren tashmë janë të dukshme.
Ndërsa këto pamje në video tregojnë pikën ku bashkohen Drini i Zi dhe Drini i Bardhë.
Aktualisht niveli i ujit është 257, ose 17 metra larg pikës së “vdekjes”. E tillë për basenin më të madh ujëmbledhës në kaskadën e Drinit cilësohet niveli minimal 240 metra.
Kuota maksimale e liqenit është 296 metër, ndërsa 271 metra cilësohet si pikë optimale në Fierzë.
Por të dhënat zyrtare tregojnë se jemi në skenarin e keq.
Sipas KESH, prurjet në Kaskadë janë më pak se 80 m3/s.
Për për të menaxhuar rezervat, në Hidrocentralin e Fierzës po mbahen në punë 3 nga 4 turbinat që prodhojnë energji.
Mungesa e prurjeve dhe prodhimi i energjisë po e çojnë liqenin drejt tharjes.
Nëse reshjet do të mungojnë, me këtë ritëm të rënies së nivelit të ujit brenda pak ditësh të gjithë rrënojat e Kukësit të vjetër mund të jenë të dukshme.
Shpresat për ndryshimin e situatës janë vetëm te reshjet e shiut dhe shkrirja e dëborës në male.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow Televizionin Ora News
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram [ Ссылка ]
Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!