E hipur në një borëpastruese që punonte gjatë natës në aksin nga Nyja e Milotit deri në hyrje të Lezhës, Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku garantoi se po hidhet kripë dhe po pastrohet bora në të gjitha akset nacionale. Pavarësisht kësaj, ajo i bëri thirrje drejtuesve të mjeteve të evitojnë qarkullimin në akset nacionale.
“Kemi kompani borëpastruese në të gjitha rrugët problematike, si për hapjen e rrugës, ashtu edhe për hedhjen e kripës. I bëj thirrje të gjithë drejtuesve të automjeteve të mos lëvizin në akset kombëtare dhe ato që lidhin qytetet mes tyre, pasi ky është një mot ekstrem. Evitimi është gjëja më e mirë”.
Stuhia do të vazhdojë për më pak se 24 orë, tha ministrja, që ka kërkuar nga Policia e Shtetit ndalimin e lëvizjes së automjeteve të tonazhit të rëndë deri të hënën në orën 8 të mëngjesit.
Moti i acartë ndërkohë ka mbërthyer të gjithë vendin. Sipas të dhënave zyrtare, nga mbrëmja e së shtunës, të gjithë akset nacionale në Korçë janë të hapura, por qarkullimi bëhet vetëm me zinxhirë. Në Voskopojë e Dardhë, bora kalon 40 centimetra, ndërsa në disa fshatra të tjerë, deri në 1 metër e gjysmë. Për shkak të temperaturave të ulëta dhe borës që bie, ka shumë pak efekt edhe kripa.
Në disa zona të thella malore në Elbasan, Librazhd, Gramsh dhe Përrenjas, trashësia e borës ka shkuar disa dhjetëra centimetra.
Stuhia ka shembur disa shtylla dhe këputje të përcjellësve duke lënë në errësirë disa fshatra.
Por teksa disa qarqe vuajnë acarin, disa të tjera po përballen me pasojat e shirave. Situata e përmbytjeve në qarkun e Shkodrës është përkeqësuar gjatë natës. Në raportin e përditshëm, Bashkia e këtij qyteti bën me dije se mëngjesin e kësaj të shtunë rezultojnë nën ujë 5370 Ha.
Moti i keq ka bërë që porti i Barit të mbyllë lundrimet për sonte, pasi është duke fryrë erë e fortë me drejtim verilindje, që ka shkaktuar dallgëzim të madh. Ndërkohë anijet e tonazhit të vogël dhe peshkarexhat kanë anuluar lundrimet, pasi deti është me dallgë 7 deri 8 ballë.
Ndërkohë në Vlorë, rreth orës 21:00 të mbrëmjes, në aksin rrugor Vlorë-Orikum, në vendin e quajtur Kalaja ka patur rrëshqitje të dherave dhe gurëve buzë rrugës, të cilat kanë vënë në rrezik dhe automjetet që kalonin aty.
Tv Klan
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!