Sajti “Lonely Planet” ka shkruar një artikull të gjatë për hapjen e muzeut Bunk’art2 në Tiranë, duke e cilësuar si një muze që hedh dritë mbi persekutimin politik të epokës komuniste shqiptare.
“Ky bunker topsekret, i ndërtuar ndërmjet viteve 81’- 86’, kishte për qëllim që të bëhej mburojë dhe vend fshehje për zyrtarët e lartë të Ministrisë së Brendshme, në rast të një sulmi bërthamor. Tashmë ai dokumenton foto dhe histori që tregojnë për persekutimin politik. Muzeumi është krijuar gjithashtu edhe si një memorial për të nderuar mijëra persona që u burgosën dhe u ekzekutuan nga regjimi komunist.”- shkruhet në artikullin e “Lonely Planet”.
Ещё видео!