Helikopterët ushtarakë amerikanë, Osprey, ulen dhe ngrihen pa pushim në stacionin ajror dhe detar të Sigonella-s në Itali, të menaxhuar nga SHBA. Mjetet ajrore me rotor, mund të ulen dhe ngrihen si helikopterë të thjeshtë, me rotorët e kthyer përpara, si një avion. Ata janë të projektuar të mbajnë deri në 24 pasagjerë të ulur ose 32 trupa dhe kanë një rreze fluturimi prej më shumë se 1600 km.
Departamenti amerikan i Mbrojtjes, e inicioi programin për zhvillimin e një mjeti inovativ transporti, në distanca të gjata, me shpejtësi të lartë dhe me aftësi ngritjeje dhe ulje vertikale, në 1981. Një partnership mes helikopterëve Bell dhe Boeing, mori kontratën në 1983 për mjetin dhe vazhdon ti prodhojë edhe sot.
Që kur hynë në shërbim me trupat e marinës dhe Forcën ajrore amerikanët, Osprey-t kanë zhvilluar transport dhe operacione të tjera në irak, afganistan, libi dhe kuvajt. Marina amerikane planifikon ti përdorë ata edhe për misione të tjera duke filluar nga ky vit.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Helikopterët#SHBA#TopChannel
Ещё видео!