[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Nënkryetari i Kuvendit Vangjel Dule, i cili drejtoi ditën e shtunë mbledhjen e këshillit të rregullores dhe imunitetit për kërkesën e prokurorisë për të lejuar arrestimin e dy deputetëve Tom Doshi dhe Mark Frroku, nuk ka pranuar të bëjë komente lidhur me këtë çështje.I pyetur nga gazetarët në Korçë edhe për zgjedhjet lokale, kreu i PBDNJ pranoi se është në negociata me mazhorancën për një koalicion të mundshëm, por ai nuk ka përjashtuar mundësinë e daljes më vete. Deklaratat bëhen në një kohë që socialistët janë treguar të hapur për të zgjeruar bashkëpunimin me PDIU në zgjedhje, por edhe me forca të tjera politike.
Ещё видео!