Pas një viti nga krijimi i tij, Bordi i Transparencës ka vendosur çmimin më të ulët të shitjes së naftës në Shqipëri. Nga kjo e enjte 1 litër naftë po tregtohet me 182 Lekë/litri. Kjo rezulton një ulje prej 7 Lekësh në krahasim me vendimin e para një jave të Bordit të Transparencës.
Gjithashtu ulje me katër lekë ka pësuar edhe benzina, duke u tregtuar me njëjtën vlerë sa nafta, me 182 Lekë për litër. Ndërsa ulje me 1 Lekë ka pësuar edhe gazi i lëngshëm, duke u tregtuar me 75 Lekë për litër.
Më 18 Mars të vitit të shkuar qeveria krijoi Bordin e Transparencës, duke vendosur çmime bazë me synimin ndalimin e abuzimeve me shitjen karburanteve, të cilat argumentoheshin se ishin të lidhura me pasojat e luftës në Ukrainë nga agresioni rus.
Çmimi më i lartë që ka vendosur Bordi që prej krijimit të tij është ai i 5 Korrikut të vitit të kaluar kur nafta arriti me 252 lekë në tregun e pakicës.
Ministria e Financave ka përsëritur shpesh se çmimet janë pasojë e luhatjeve në bursën Platz të Mesdheut për gazoiolin dhe benzinën dhe për referencë merren edhe faturat zyrtare të operatorëve.
Tv Klan
#nafta #bordi
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!