DIBËR - Kryeministri, Edi Rama është ndalur ditën e sotme në qytetin e Dibër, ku ka prezantuar aty kandidatin e mazhorancës për këtë bashki, Shukri Xhelili.
Gjatë fjalës së tij Rama theksoi se në gjithë këto vite nën drejtimin e të djathtëve, Dibra nuk ka pësuar asnjë ndyshim, duke theksuar se ajo ka mbetur e njëjta si në herën e parë kur ai e ka vizituar atë.
Ai është shprehur se në 2 vitet e qeverisjes së tij, kryeari aktual i bashkisë nuk ka paraqitur asnjë projekt për miratim për këtë qytetj.
“Në çdo qytet këta nuk kanë për të bërë asgjë tjetër vetëm se të meren me politikën e madhe dhe të përçojnë frymën e konfliktit, sherrit dhe ndasisë. Në 18 muaj ne i kemi hapur rrugën zhvillimit të qendrave urbane në të gjitha qytetet. A ka ardhur ndonjëhetë Kryetari i Bashkisë e të thotë kam nevojë për mbështetjee se kam nevojë për mbështetje për këtë apo atë projekt në Peshkopi. Nuk ka sjell asnjë projekt në tryezën e komisioneve që ne i çojmë për miratim. Për çfarë i duhet ky kryetar qytetarëve, ka 3 mandate, u plak në karrike. Ai plaku e peshkopia plaku më keq.Unë që kur kam ardhur në Dibër e Peshkopi për herë të parë, unë po këtë vend kam parë, Ndryshimet janë vetëm ato që kanë bërë vetë qytetarët”, tha Rama
Ещё видео!