Subscribe në Ora News këtu [ Ссылка ]
Rreth 500 mijë vizitorë sipas organizatorëve qëndruan gjatë ditëve të shenjta të Abaz Aliut në malin e cilësuar të shenjtë të Tomorrit. Kryegjyshi Botëror i Bektashijve, e cilëson këtë mrekulli të Zotit, ndërsa pret e përcjell pelegrinë që shkojnë atje e bëjnë kurban me lutje për për më shumë begati e shëndet në familjet e tyre. Kamera e Ora Neës ishte atje dhe sjell një pjesë nga pelegrinazhi i bektashijve në malin e Shenjtë të Fronit të Perëndive.
20 deri më 25 gusht janë ditë të veçanta për besimtarët bektashinj.Janë ditët e Abaz Aliut që kremtohen me pelegrinazhin në malin e Tomorrit.
Mijëra njerëz kanë mbërritur në 2416 m lartësi mbi nivelin e detit për ritet fetare.
Ata kanë udhëtuar mijëra kilometra nga nga anembanë Shqipërisë, por edhe Kosova, Maqedonia e mbarë bota drejt malit të cilin e cilësojnë të shenjtë.
Për pesë ditë rresht, besimtarët vizitojnë vendet e shenjta, ndjekin ritualet e festës së Abaz Aliut dhe dëgjojnë fjalimet e klerikëve të tyre mbi historinë e shenjtërimit të baba Tomorrit dhe veprat e shenjtorëve bektashi.
Luten e ndezin qirinj në varrin e shenjtorit "Abaz Ali", e bëjnë kurban duke kërkuar më shumë shëndet dhe mirësi për familjet e tyre.
"Kam 15 vjet që vi këtu, kam një djalë pa qejf.Një qengj e hëngrëm mbrëmë, tre po i sjellin djemtë këtu. Jemi shumë të kënaqur".
Disa prej tyre vijnë prej disa vitesh radhazi familjarisht.
Kudo sheh çadra të ngritura për gjatë faqes së malit, zjarre, këngë, valle e qingja në hell.
Bie në sy tradicionalja në këngë, veshje dhe vallë. Të rinjtë janë ata që i japin hare kësaj feste.
"I bëmë ritet, kurbanin e therëm".
Pranë Teqesë së Abaz Aliut, Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve Baba Edmond Brahimaj që prej 20 gushtit pret dhe përciell vizitorë, të cilët kanë qënë realisht me mijëra.
Ai shprehet se këtë vit peligrinazhi ka pasur një zhvillim të jashtëzakonshëm në krahasim me vitet e tjera.
Shifrat shkojnë deri në 500 mijë pelegrinë sipas organizatorëve dhe Baba Mondi e quan këtë “Mrekulli e Zotit".
Baba Edmond Brahimaj: Kanë ardhur, kanë marrë bekimin dhe janë nisur për tu kthyer në shtëpitë e tyre. Pa pushim vinë dhe ikin njerëz. Kjo është një mrekulli e Zotit në këto lartësi. Nuk ka as incidente, as përplasje. Shkojnë si vëllezër, japin dashuri, paqe dhe mirësi. Mendohet se janë gati gjysmë milioni njerëz që kanë ardhur gjithë këto ditë, që më 15 gusht dhe vazhdon deri me datë 31 se njerëzit janë në punë dhe vinë sipas dëshirës.
Kryegjyshata ka marrë masa për mbarëvajtjen e pelegrinazhit, duke përmirësuar infrastrukturën në shërbim të pelegrinëve.
Baba Edmond Brahimaj: Ky pelegrionazh ka pasur një zhvillim të jashtëzakonshëm në krahasim me vitet e tjera. Kemi marrë masat për gjelbërimin, tualetet, për ujin, për gjithçka që njerëzit të ndihen të kënaqur dhe të gjithë të kenë mundësi edhe për të ngrënë. Kemi bërë një mensë të re në të cilën çojmë njerëzit që nuk kanë mundësi të ushqehen, i ushqejmë dhe bëjnë ritet e tyre.Gjithashtu shkojnë lart në mal dhe bëjnë kurban për arsye që të largojnë të këqiat dhe të afrojnë të mirën, duke marrë energji.
Për mbarëvajtjen e peligrinazhit në Tomorr janë angazhuar të gjithë sektorët e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Berat,duke filluar që nga sektori i qarkullimit rrugor e deri tek sektori i Rendit dhe ai i Krimeve, ndërkohë që me ta kanë bashkëpunuar edhe bashkitë Skrapar, Poliçan e Berat, të cilat kanë dërguar në Kulmak stafe mjekësore, ambulanca e zjarrëfikëse.
Drejt Malit të Tomorrit të çojnë tre rrugë, Berat-Poliçan-Pronovik-Novaj–Teqe, Poliçan –Bogovë-Teqe dhe Çorovodë-Gjerbës–Teqe e Kulmakut.
Ato janë të gjata e të vështira. Aksi Çorovodë-Gjerbës–Teqe e Kulmakut konsiderohet më i sigurti drejt teqesë së Abaz Aliut.
Dy akset e tjera, e sidomos aksi Pronovik-Novaj-Teqe janë akse problematike që paraqesin vështirësi në kalim, sidomos për qarkullimin e automjeteve të vogla.
Edhe këtë vit dhjetra makina të pelegrinëve mbetën të bllokuara për orë të tëra në rrugën drejt teqesë.
Por pavarësisht vështirësive ka dhe nga ata besimtarë të cilët preferojnë që një pjesë të rrugës ta ngjisin në këmbë. Kryesisht rrugën nga Teqeja në Çukë deri në Teqenë e Abas Aliut në Kulmak.
Teqeja e Kulmakut lidhet me shërbimin që i bëhet tyrbes së Abas Aliut, flamurtarit të Qerbelasë, së ndërtuar në fillim të shekullit XV.
U ringrit në vitin 1916 nga dervish Iljazi. Tyrbja e Abas Aliut është Monument Kulture.
Për më shumë lexoni në:
[ Ссылка ]
Ещё видео!