Arkiva Lajme - Tv Klan 1999
Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike ka votuar sot pro mbajtjes së kuvendit më 30 Shtator. Kuvendi demokrat do të shqyrtoj ndryshimin e programit dhe statutit, gjë e cila sipas Berishës do të demokratizoj më tepër jetën e kësaj partie. Në fjalën e tij lideri demokrat ka nënvizuar se PD ka misionin të paraqes alternativën e nxjerrjes së vendit nga kriza pasi është forca më e besueshme politike e vendit.
Partia Demokratike tha Berisha synon që Shqipëria të kthehet në portën e perëndimit për Ballkanin. Më tej ai ka propozuar alternativën që ofrojnë demokratët duke korrigjuar gabimet e më parshme.
Sali Berisha, kreytar i PD:- “Çështjet themelore që kanë të bëjnë me kontratën ndaj shtetit, që kanë të bëjnë me qëndrimin ndaj vendit, që kanë të bëjnë me qëndrimin ndaj kombit. Partia Demokratike nuk mund të guxojë ti përdor ato si miniakte apo si çështje për tu sulmuar të tjerë. PD duhet ti shoh ato në radhë të parë si defekte serioze të punës së saj, çka do të thotë që programi i ri i PD do ti ketë në themel si linja themelore”.
Partia Demokratike vazhdoi Berisha duhet të angazhohet për një decentralizim të madh që do të thotë pjesmarrje e gjerë e të gjithë atyre intelektualëve që kohët e fundit janë zemëruar me PD. Sipas tij praktikat decentralizuese duhet të filloj që nga selia qëndrore e partisë.
Puna jonë tha Berisha do të bazohet në shtratin e tolerancës, shqiptarët ka përfunduar ai presin nga ne zgjidhje politike të cilën premtojmë se do ta realizojmë. Ndërsa Berisha ka ftuar demokratët të votojnë datën e kuvendit, ish-kryeministri Meksi me anë të një letre drejtuar këshillit kombëtar ka kërkuar mosaprovimin e mbajtjes së kuvendit më 30 Shtator.
Ndërkohë mësohet të jenë zhvilluar debate mes liderit demokrat Berisha, parardhësit të tij Shehu dhe deputetit Vejsiu. Këta të fundit kanë kërkuar që procedurat e Kongresit të monitorohen nga organizmat ndërkombëtare ku bën pjesë PD. Shehu dhe Vejsiu por edhe Meksi në letrën e tij kanë nënvizuar se Kongresi i PD duhej të zhvillohej pas atij socialist, pasi do të bënte oponencën e alternativave të mazhorancës aktuale. Por këto propozime nuk janë miratuar nga Këshili Kombëtar i PD./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego
Ещё видео!