#rtvora #rtvoranews
Partia Bindja Demokratike prezantoi në Elbasan 15 kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit
Kryetari Astrit Patozi theksoi se ndryshe nga partitë e tjera ata garojnë me lista të hapura duke u ofruar qytetarëve të drejtën të votojnë për kandidatët që sipas tij do të sjellin ndryshimin e shumë kërkuar
“Kam besim se kjo shpreh vrullin dhe entuziazmin e rinisë shqiptare për të arritur ndryshimin,” tha Patozi.
Patozi komentoi edhe përplasjen e militantëve të PS e PD ditën e Verës në Elbasan, duke bëjë me faj të dyja palët.
“Është një provë e qartë, pse, jo vetëm Elbasani por të gjithë qytetarët shqiptarë duhet të zgjedhin të renë ,nuk duhet të zgjedhin forcat e vjetra politike të cilat i kanë shkaktuar probleme të mëdha vendit,” tha Patozi.
Koordinatori e njëkohësisht kandidati i Bindjes Demokratike për Qarkun e Elbasanit, Erion Murataj tha se fryma e re dhe ndryshimi politik nuk mund të ndalet më 25 prill.
“Nuk ka luftë që nuk fitojnë të rinjtë. Kushdo që mendon se mund të ndali frymën e re dhe ndryshimin politik që do të përfaqësoj ajo që do të vij pas 25 Prillit e ka shumë gabim. Ne jemi jo thjeshtë një alternativë sfiduese e dy kampeve të cilat Shqipërisë i kanë dhënë vetëm dhe vetëm prapambetje,” u shpreh Murataj.
Bindja Demokratike do të garojë në qarkun e Elbasanit me 15 kandidatë.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: [ Ссылка ]
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE [ Ссылка ]
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE [ Ссылка ]
Follow Ora News on Instagram Here [ Ссылка ]
Follow Ora News on Twitter [ Ссылка ]
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Ещё видео!