Serbët kanë vendosur t’i braktisin institucionet e Kosovës, në shenjë proteste për vendimin e qeverisë për targat dhe largimin nga puna të një prej drejtuesve të policisë në Mitrovicën e Veriut. Vendimi u morr pas një mbledhje që mbajtën në Zvecan të thirrur nga Lista Serbe.
I pari ishte Goran Rakiç që dha dorëheqje nga posti i Ministrit duke pasuar nga Igor Simiç që njoftoi për largimin e deputetëve nga Kuvendi, gjyqtarëve, kryetarët e katër komunave veriore dhe punonjësve të policisë.
Komandantët serbë të stacioneve policore në veri hoqën uniformat në mënyrë demonstrative në prani të mediave, ndonëse disa prej tyre vazhdonin t’i mbanin armët në brez.
Kreu i Listës Serbe Goran Rakiç tha se nuk kthehen në institucione pa u formuar Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe dhe tërheqjen e vendimit për targat nga qeveria e Kosovës.
Goran Rakiq: Kjo do të thotë, konkretisht, derisa të tërheqin vendimet e njëanshme dhe të kundraligjshme për riregjistrim, derisa të formojnë Asociacionin e komunave serbe, në përputhje me marrëveshjen e parë dhe të gjitha marrëveshjet e tjera të lidhura me këtë çështje.
Lista Serbe ka paralajmeruar se të dielën do të ketë protesta në veri të Mitrovicës.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!