Kryedemokrati Lulzim Basha, në fjalën e tij kuvend, kërkoi transparencë nga qeveria, që sipas tij është më e korruptuara në Europë.
“Ku është Rama sot”, tha Basha ndërkohë që kryeministri nuk është i pranishëm në seancën plenare të kësaj të enjteje.
“Rama shkon e vjen me ‘charter’ luksoz, vetëm karburanti kushton 120 euro minimuni… Ky që e nisi qeverisjen duke premtuar se do të udhëtonte me bileta ekonomi, tani shkon në Paris, Mynih me një charter luksoz që vetëm karburant që i kushton 120 mijë euro minimumi dhe vetëm kur vjen puna për tu përballur nuk e dimë ku është. Në cilin vend të botës, në vitin 2022, mungon transparenca minimale, kur varfëria është në ekstrem?! Në cilin vend kryeministri lëviz në kryeqytetet e Europës, kur qeveria këtu prish shtëpitë, siç ndodhi me ‘5 Majin?!
Si ka mundësi që këtu ndodhet vetëm 1/3 e kabinetit. Qeveria e masakrës zgjedhore të 25 prillit, është qeveria më e korruptuar e Europës dhe këtë e konfirmon Transparency International. Këto janë të vërteta të pamohueshme, nuk janë thjesht fjalët e kryetarit të opozitës”, u shpreh Basha.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#LulzimBasha#Kuvend#TopChannelNews
Ещё видео!