#arbenahmetaj #apel #vendim #kontroll
Deputeti socialist Arben Ahmetaj dhe bashkëjetuesja e tij, Erjola Hoxha, i janë drejtuar Gjykatës së Posaçme të Apelit me kërkesë për të shpallur si anti-kushtetues vendimin për kontrollin e ushtruar në banesën ku ata jetojnë.
I jashtëligjshëm, sipas avokatëve të Ahmetajt, Ardian Visha dhe Henrik Ligori, është edhe procedura e kontrollit të banesës dhe ajo e kontrollit personal ndaj Erjola Hoxhës.
Argumenti kryesor i antikushtetueshmërisë, sipas avokatëve është nevoja për një autorizim nga Kuvendi, pasi Ahmetaj është deputet.
Avokatët argumentojnë se edhe pse Ahmetaj dhe Erjola Hoxha nuk janë të martuar, ata kanë një bashkëjetesë të gjatë dhe janë prindër të një fëmije, duke i bërë ata një familje, ndaj për kryerjen e kontrollit duhet autorizim nga legjislativi.
Gjithashtu, mbrojtësit thonë se SPAK nuk kishte asnjë shkak të ligjshëm për të kryer kontroll në banesë, apo që të aksesonte komunikimet telefonike të Erjola Hoxhës.
Gjykata e Apelit pritet të hedh shortin për përcaktimin e gjyqtarit që do shqyrtojë kërkesën e ish-ministrit dhe bashkëjetueses së tij.
Prokuroria e Posaçme po heton rolin e ish-ministrit Arben Ahmetaj në dy procedime që tashmë janë bashkuar. Procedimi i parë për rolin si ministër në inceneratorin e Elbasanit dhe i dyti i regjistruar për akuzat e pastrimit te parave, në bazë të një kallëzimi të bërë.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!