Një 25-vjeçar është vrarë me armë zjarri rreth mesnatës në Shkodër. Viktima është Emiljan Ndou, banues në Bardhaj, i cili u qëllua me armë zjarri pranë një kalçetoje në këtë fshat.
Mësohet se i riu është konfliktuar me 47-vjeçarin vjecarin Mark Kodra për motive të dobëta dhe sherri ka degjeneruar në përdorimin e armës. Kodra e ka qëlluar me kallashnikov të riun, i cili nuk u mbijetoi plagëve të marra duke ndërruar menjëherë jetë.
Pak minuta pas ngjarjes, policia e Shkodrës arriti që të vinte në pranga autorin e vrasjes Mark Kodra ndërsa ka sekuestruar edhe armën me të cilën ai kreu krimin. Mësohet se viktima dhe autori ishin fqinj me njëri-tjetrin.
Klan News
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!