- - -
A2 është një kanal informativ në një partneritet ekskluziv me CNN, me seli dhe qendër kryesore të prodhimit në Tiranë.
Web: [ Ссылка ]
App: [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram: [ Ссылка ]
Twitter: [ Ссылка ]
Përkundër ecurisë pozitive të ekonomisë së vendit e cila u rrit me 5.53 për qind në 3 muajt e parë të vitit, në përkeqësim paraqiten treguesit mbi Borxhin Publik, shkallën e papunësisë dhe konsumin e popullatës.
Raporti i Borxhit Publik ndaj Prodhimit të Brendshëm Bruto në fund të marsit, arriti në 77.3 për qind nga 65.8 për qind që ishte në fundin e 2019-s.
Në raportin e posaçëm të politikes monetare, Banka Qendrore kërkoi rikthim të vëmendjes ndaj konsolidimit fiskal për të garantuar qëndrueshmërinë e financave publike në planin afatgjatë.
Rënia e punësimit shkaktoi një rritje të lehtë të shkallës së papunësisë, e cila u arriti në 11.9 për qind ose 0.1 pikë përqindje më e lartë se sa në tremujorin e fundit të vitit të shkuar. Edhe në këtë tremujor, rënia e punësimit u shoqërua me dalje nga tregu i punës.
Konsumi i popullatës u rrit me vetëm 1.5 për qind në tremujorin e parë, 0.4 për qind më pak se në tremujorin e fundit të 2020-s. Sipas raportit të Bankës së Shqipërisë prirja e konsumatorëve për të shpenzuar mbeti e përmbajtur dhe poshtë nivelit të para krizës shëndetësore.
#A2 #A2NEWS
A2 NEWS | CNN Exclusive News Channel Affiliate
Ещё видео!