Pasi u diskutua me qeveritë në Prishtinë dhe në Beograd, i ashtuquajturi plani franko gjerman për marrëveshjen Kosovë – Serbi do t’i shpjegohet tani publikut. I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i tha Zërit të Amerikës se ShBA-ja e mbështet këtë nismë europiane.
Gabriel Escobar: Kjo është një nismë e Bashkimit Evropian. Ne e mbështesim atë. Ne mbështesim çdo lëvizje në dialogun e lehtësuar nga BE-ja pasi është e rëndësishme për stabilitetin rajonal. Është e rëndësishme për stabilitetin e evropianëve në një kohë kur po përballemi me kriza si ajo në Ukrainë dhe pjesë të tjera të Evropës. Sa i përket detajeve, dua të them se ato po diskutohen brenda kontekstit të dialogut të BE-së, të cilin ndonëse e mbështesim, ne nuk jemi palë në të. Unë besoj që shumë shpejt pasi të kenë pasur diskutime intensive me të dy qeveritë, ne do të fillojmë të angazhojmë publikun për të kuptuar thelbin e propozimit.
Për Uashingtonin Kosova duhet të jetë pjesë e Bashkimit Europian dhe të integrohet në strukturat euroatlantike. E që të ndodhë, sipas zyrtarit amerikan pesë vendet e BE-së, që nuk e kanë njohur ende Kosovën, duhet ta bëjnë këtë. Escobar la të kuptohet se kjo është pjesë e planit franko gjerman.
Kosova dhe Serbia ndodhen në një fazë të re dialogu, ndërsa trysnia ndërkombëtare është shtuar ndaj të dy vendeve për të shmangur tensionet mes tyre. Zyrtari i lartë amerikan u bëri sërish thirrje autoriteteve në Prishtinë, që të pranojnë kërkesën për të shtyrë me 10 muaj zbatimin e urdhrit për targat e makinave të banorëve serbë në veri të Kosovës.
Klan News
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!