Ministri i Jashtëm Nikos Dendias shprehu të enjten alarmin për përshkallëzimin e tensioneve me Turqinë gjatë një fjalimi në parlament.
Ajo që po ndodh është shumë shqetësuese, tha Dendias, duke shtuar se çështja e ishujve në Egje nuk duhet të ngrihet për disktutim.
Ministri u tregua i prerë ndaj Turqisë për përshkallëzimit të rrezikshëm të marrëdhënieve mes dy shteteve duke thënë se situata e krijuar bën që të mos ndërtohet një klimë ku të arrihet në një marrëveshje mes dy shteteve.
Sipas Dendias, kërcënimet me luftë vijnë për shkak të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare në Turqi, ku Erdoganit i duhet të fitojë medoemos, madje edhe duke provokuar një luftë.
Ai u shpreh se grekët tashmë e kanë ndërkombëtarizuar çështjen e kërcënimeve turke duke bërë që të ketë reagime nga shumë shtete të botës.
Dendias e cilësoi takimin që presidenti turk Tajip Erdogan pati me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis në Bosfor si një moment historik, por edhe ajo u shkatërrua nga turqit sipas tij.
Ai pohoi se mesazhi që mori fillimisht ishte se ai takim u zhvillua në një atmosferë të mirë duke shtuar se më pas ishin turqit ata që destabilizuan situatën.
Në të njëjtën kohë, ai vuri në dukje se sjellja e Turqisë e fut atë në një kurs të vazhdueshëm konflikti me Egjiptin.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Greqi#Turqi#TopChannel
Ещё видео!