#oranews #rexhepselimi #cod #edirama #kosove
Në vigjilje të 15 vjetorit të Ditës së Pavarësisë së Kosovës, Qendra për Hapje dhe Dialog në Kryeministri hapi dyert për ekspozitën me me 153 piktura të Rexhep Selimit, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilat i ka realizuar gjatë qëndrimit në paraburgimin e Gjykatës Speciale të Hagës.
Bashkëshortja e tij Shqipja duke kujtuar se e njëjta ekspozitë është çelur më herët në Prishtinë tha se kjo është një simbolikë e bashkimit të atdheut përmes ngjyrave të një çlirimtari në datat e lavdisë tonë kombëtare.
"Ndihem mirë që kam dhënë një kontribut modest duke i nxjerrë këto piktura përtej hekurave dhe i kam sjellë në këtë pjesë të atdheut për ti ekspozuar. Si këto piktura, një ditë sëbashku do ti presim të kthehen në atdhe dhe të gjithë çlirimtarët që po mbahen peng nga një gjykim i padrejtë në Hagë.
Një ekspozitë me të njëjtat punime u organizua në Prishtinë në ditën e flamurit tonë kombëtar, 110 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Sot këtu në Tiranë po hapet e njëjta ekspozitë në 15-vjetorin e pavarësisë së Kosovës dhe në prag të 25 vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Le të kuptohet kjo si simbolikë e bashkimit të atdheut përmes ngjyrave të një çlirimtari në datat e lavdisë tonë kombëtare".
Kryministri Rama në fjalën e tij theksoi edhe njëherë padrejtësinë ndaj ish-komandantëve të UÇK-së.
"Ju bashkova kësaj ideje me shumë kënaqësi. Rexhep Selimi është një prej 4 komandantëve të UÇK-së që sot gjenden të mbyllur padrejtësisht si rezultat i një historie të gjatë por edhe i një fati të shënjuar nga barra më e madhe sesa vetë ata, një barrë që ata e morën përsipër kur ishin shumë të rinj dhe janë të detyruar ta mbajnë deri në fund pavarësisht se kjo barrë vjen si zgjedhje apo pamundësi për të zgjedhur ndryshe. Selimi ka gjetur rrugën e krijimit që është një rrugë lutjeje.
Që kur kam hyrë në këtë arenë të luftës politike kam menduar se politika është luftë dhe arti lutje. Kush ka fatin ti bëjë të dyja ka gjithmonë një hapësirë të veten intime ku mund të strehohet për ti ikur realitetit për të reflektuar apo lëpirë plagët siç thuhet për luanët. Të tilla janë këto vepra që do ti quaja lutje me ngjyra, lutje jo për mëshirë, jo për drejtësi por lutje për njerëzillëk dhe mundësinë e një udhëtimi brenda vetes që e kemi shumë të vështirë për të mos thënë të pamundur.
Shpreh të gjithë solidaritetin tim për familjarët dhe luftëtarët e UÇK që nuk kanë bërë asnjë mëkat tjetër përveçse kanë guxuar në një moment ku askush nuk do guxonte, kanë guxuar kundër të gjitha parashikimeve dhe atyre më optimiste, kundër të gjitha ngrehinave institucioale të brendshme dhe të jashtme me synimin për të çliruar vendin e tyre. Sot janë thirrur të paguajnë një çmim që nuk e meritojnë por jeta e solli kështu. Kemi detyrën të bëjmë atë që mundemi për të bërë më të lehtë barrën e tyre në një përpjekje që është totalisht e pabarabartë".
Shefi i qeverisë shqiptare nga ana tjetër garantoi bashkëshorten e Selimi dhe dy fëmijët se shumë shpejt do të kernë në dorë pasaportat shqiptare.
"Rastësisht sot, pak përpara mora vesh diçka që nuk e dija, jo se dua të heq ndonjë faj nga vetja, që Shqipja nuk e ka akoma pasaportën e kësaj Republike dhe jam i bindur se ne mund ta korrigjojmë këtë gabim të madh. Do të jem shumë i lumtur nëse më jepet mundësia që shumë shpejt t'ua dorëzoj pasaportën jo vetëm ju por edhe fëmijëve që familjarisht të jeni dhe me dokumenta qytetarë të Republikës së Shqipërisë se me zemër dhe mendje ju jeni".
Për më shumë lexoni: [ Ссылка ]
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram [ Ссылка ]
Twitter [ Ссылка ]
Follow Televizionin Ora News
Ещё видео!